leoni

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Për të katërtën herë me radhë, sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit në Kosovë

Për herë të katërt me radhë, sot në Bruksel,  do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë. Në Bashkimin Evropian konfirmojnë takimin, derisa presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje. Sipas Vetëvendosjes, në pushtet, rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim. Qeveria  vazhdon të kritikohet nga opozita se ka lejuar që çështjet e brendshme të Kosovës të bëhen  temë në dialogun e Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …