Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes për targat ku Kosova dhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të tabela

Për të tretën ditë me radhë pikat kufitare mes Serbisë e Kosovës në Jarinjë e në Bërnjakë vazhdojnë të jenë të bllokuara

Për të tretën ditë me radhë pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Jarinjë dhe në Bërnjakë vazhdojnë  të jenë të bllokuara. Serbët vazhdojnë të protestojnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë, asht sikurse në Serbi nuk njihen targat e Kosovës. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës në kufi me Serbinë po  qëndrojnë në gatishmëri, edhe pse  numri i protestuesve serbë gjatë natës është zvogëluar edhe për shkak të temperaturave të ulëta, megjithatë një numër i tyre ka qëndruar aty edhe mbrëmë, ashtu si një natë më herët, rreth një zjarri që kanë ndezur.  Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë

Misioni paqeruajtës i  KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka  mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …