Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, të drejt vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetar. Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021. Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues. Numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues. Procesi i votimit do të zhvillohet në 38 komuna të Kosovës, në 883 qendra të votimit me 2 mijë e 477 vendvotime. Në këto zgjedhje, për postin e kryetarit të komunës janë në garë 158 kandidatë, prej të cilëve vetëm 12 janë kandidate gra.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …