leoni

Për tri ditë vriten 3000 myslimanë nga sulmet e ushtrisë në Mianmar dhe Arakan

Për tri ditë vriten 3000 myslimanë nga sulmet e ushtrisë në Mianmar dhe Arakan

Zëdhënësja e Këshillit Evropian për Muslimanët në Rohingia,  dr. Anita Shug, tha sot në Gjenevë se midis dy dhe tre mijë muslimanë janë vrarë në sulmet e ushtrisë së Mianmarit në Arakan në tre ditët e fundit, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë të saj zonja  Schug tha se masakrat e fundit të ushtrisë kundër muslimanëve në Arakan janë me përmasa disa herë më të mëdha sesa ato të vitit 2012 dhe ngjarjet e tetorit të vitit të kaluar. “Situata asnjëherë nuk ka qenë kaq e keqe. Në Arakan jemi ballë për ballë me një gjenocid të ngadalësuar”. Ajo njoftoi se vetëm dje në fshatin Saugpara në qytetin Rathedaung në Arakan janë vrarë mes 900 dhe një mijë muslimanë, duke shtuar se nga kjo masakër ka arritur të mbijetojë vetëm një fëmijë mashkull.  Aktualisht, mbi 100 mijë civilë janë dëbuar nga vendet e tyre, shpjegoi më tej Schug, duke theksuar se dy mijë muslimanë të Arakanit gjenden të bllokuar në kufirin mes Mianmarit dhe Bangladeshit dhe se ana e kufirit të Bangladeshit është mbyllur nga autoritetet e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …