Korporata Energjetike e Kosovës po vazhdon të investoj në plotësimin e nevojave të komunitetit. Vetëm në vitin 2019 vlera e investimeve arrini në shumën prej 110 mijë euro. Një nga lokalitetet që ka përfituar nga investimet e KEK-ut është fshati Dardhishtë i Obiliqit. Falë investimeve të KEK-ut, banorët e këtij fshati tashmë nuk e kanë problem pluhurin dhe gropat e mbushura me ujë. “KEK-u e ka rikultivuar, e ka mbjell, ka mbush gropat me dhe, e ka mbuluar hirin me dhe, dhe tash është bërë ambienti qind për qind më i mirë se që ka qenë më përpara. Këtu janë rrezikuar fëmijët të mbyten në gropat e ujit. Por, tash është mirë nuk është keq. Është bërë stadiumi. Falënderojmë KEK-un dhe të gjithë ata që kanë marrë iniciativë për ta ndërtuar. Tash është mirë. Këtë vit janë mbjellë 4000 fidanë, pisha, drunj etj. Shpresojmë se brenda mundësive do mbjellin prape. Mbjellja ka ndikuar shumë, pasi më nuk ka pluhur dhe ajri e ambienti është bërë i pastër”, deklaroi Daut Gashi, banor i Dardhishtës. Ndërtimi i fushës së sportit po shihet edhe si një mundësi e mirë që fëmijët dhe të rinjtë të përfitojnë në aspektin edukativ. “Ne e falënderojmë KEK-un për këtë fushë që e ka ndërtuar. Është shumë e mirëpritur nga ana jonë. Ndikimi për rininë i fushës që është ndërtuar në këtë kohë, është shumë i rëndësishëm duke marrë parasysh se kjo fushë ka një rol edukativ për rininë. D.m.th e gjithë rinia, mirëpo edhe moshat tjera munden të vijnë këtu dhe të luajnë gjatë kohës së lirë dhe t’i shmangen rrugëve tjera që nuk janë edukative, arsimore për rininë e këtij vendi. Në të ardhmen kemi menduar të mbajmë turnirë duke filluar nga futbolli, basketbolli, volejbolli, sepse kjo fushë i plotëson këto tri nevoja për të zhvilluar lojë”, deklaroi arsimtari Driton Gashi. Pos ndërtimit të fushës, banorët e Obiliqit kanë përfituar edhe nga dy parqe multi funksionale. Në këto parqe janë vendosur pajisje që shërbejnë për të gjitha moshat. Madje, banorët që jetojnë tek parku i Obiliqit kanë pasur përfitim të madh nga ndërtimi i fushës, e cila dikur ishte deponi e madhe bërlloku. “Ky projekt ka qenë shumë me rëndësi për lagjen tonë për shkak se ky vend përpara ka qenë më shumë si deponi e mbeturinave, ku njerëzit kanë hedhur bërllok dhe gjëra tjera, po ashtu kanë qëndruar edhe qentë endacak që kanë qenë rrezik për fëmijët e lagjes tonë, ndërsa tash ky projekt është realizuar dhe është bërë mirë shumë mirë për rininë dhe për pleqtë gjithashtu, sepse e kanë pjesën për të qëndruar dhe pushuar, ndërsa ne të rinjtë kemi pjesën për aktivitet fizike ku mund të luajmë ping pong, shah, tenis dhe të gjitha sportet t’i zhvillojmë në një vend”, tha Rinor Selmani. Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli ka deklaruar se për Korporatën Energjetike të Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarëve është një nga objektivat kryesore të saj. “Këtë vit Korporata Energjetike e Kosovës ka realizuar dy parqe dhe një fushë të sportit. Fushën e sportit në Dardhishtë siç e patë, parkun këtu në qendër të qytetit dhe është parku i Obiliqit. Të gjitha këto projekte kapin vlerën prej rreth 110 mijë euro, ndërsa në tri vitet e fundit Korporata Energjetike e Kosovës vetëm në realizimin e projekteve për komunitetin ka shpenzuar një shumë prej rreth 1 milion euro. Korporata Energjetike e Kosovës do të vazhdoj me projekte të tilla për komunitetin çdo vit edhe këtë vit kemi ndarë buxhetin për këtë fushë”, deklaroi Bucolli, i cili shtoi se pos parqeve dhe fushave të sportit, KEK-u ka investuar edhe në asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Hade dhe në ndriçimin e tri rrugëve që lidhin Obiliqin me fshatrat për rreth.
https://www.facebook.com/KEKINFO/videos/