Qeveria e Kosovës me qëllim për të krijuar një nivel të vetë administrimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare. Ky “nivel i vetë administrimit” parashihet me një marrëveshje që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër, më 19 mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti “draft-vizionin” e tij për këtë qëllim gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel. Draft-vizioni erdhi si përgjigje ndaj një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Kurti e refuzoi, duke thënë se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Duke iu përgjigjur thirrjeve të shtuara të komunitetit ndërkombëtar për të dalë me një propozim konkret për themelimin e Asociacionit, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, u thirr pikërisht në këtë draft-vizion. Kryeministri Kurti sot pret në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin sot do të diskutojnë edhe për rrugën përpara, edhe për takimin e radhës në Bruksel”, shtoi Kryeziu. Ky dokument, sipas Kurtit, bazohet në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare, në modelin e Këshillit Kombëtar të Serbëve, në Kroaci. Ai ka vulën dhe simbolet e veta, të cilat janë krijuar në përputhje me Ligjin Kushtetues Kroat për të Drejtat e Pakicave Kombëtare. Gjithashtu ka kryesinë, kuvendin, bordin mbikëqyrës, presidentin dhe këshillin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …