Për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, ku janë pranuar kushtëzimet e Serbisë, ka debatuar edhe Parlamenti i Gjermanisë

Për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, ku janë pranuar kushtëzimet e Serbisë, ka debatuar edhe Parlamenti i Gjermanisë

Vendimi për heqjen e barrikadave në veri  u mos pasi policit të  arrestuar, Dejan Pantiqi iu kishte  ndryshuar masa e paraburgimit, me arrest shtëpiak dhe pas komunikatave, njëra nga Amerika, pastaj BE-ja  dhe një tjetër nga KFOR-i, ku tregohej se Kosova ka dhënë garanci se s’ka listë të njerëzve të barrikadave për t’i arrestuar dhe që FSK-ja  nuk mund të shkojë në veri të Kosovës, pa  pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it. Për zhvillimet më të fundit në Veri ka debatuar edhe parlamenti gjerman. Ministrja e jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbok edhe shumica e deputetëve  gjerman kanë fajësuar Serbinë për tensionet në veri dhe për kërcënimin me ushtri ndaj Kosovës. Deputeti Knut Abraham sot ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i bëjë më shumë presion Serbisë,  pasi mendon se Serbia po i nënshtrohet presionit,  meqë ky deputet e  ka konsideruar të rrezikshëm dhe të papranueshëm kërcënimin që Vuçiq ia ka bërë Kosovës duke e vendosur ushtrinë në gjendje gatishmërie. Situata në Kosovë dhe në Serbi kërkon veprim të menjëhershëm. Çfarë po bën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, z. Borell? Vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme. Është i nevojshëm një presion më real i BE-së ndaj Beogradit, ka shkruar, deputeti gjerman, Knut Abraham.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …