Kuvendi i Kosovës do të ketë një përbërje të re pas zgjedhjeve të 2025, ku do të përfshihen shumë emra të vjetër, por gjithashtu do të ketë edhe shumë kandidatët që për herë të parë do të ushtrojnë funksionin e ligjvënësit. LVV ka fituar zgjedhjet me mbi 390,000 vota, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend. PDK ka marrë 190,000 vota, siguron 24 ulëse në Kuvendin e Kosovës. LDK ka arritur 170,000 vota duke marrë 20 ulëse. Koalicioni mes AAK dhe Nismës Socialdemokrate ka siguruar 66,000 vota, që i përkthehet në 8 ulëse në Kuvend. Kjo përbërje e re e Kuvendit reflekton ndryshimet e theksuara në politikën kosovare, ku shumë nga partitë e reja kanë fituar mbështetje të konsiderueshme, ndërkohë që partitë tradicionale mbeten të pranishme me numra të njohur.
