Përdhoset Flamuri kombëtar i shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi

Flamuri kombëtar i shqiptarëve,  i cili ishte vendosur në një pllakë të metaltë,  në urën e Tërgajes, mbi Lumin Cem, në Tuz të Malit të Zi  është përdhosur  nga persona të deri tani të paidentifikuar. Ky veprim vandalist kundër  flamurit kombëtar me të drejtë po konsiderohet si provokim kundër të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët po ndjekin rrugën paqësore drejt integrimeve, bën të ditur  portali Malesia.me. Shqiptarët në Mal të Zi vazhdojnë të jenë të diskriminuar në shumë segmente të jetës shoqërore, ekonomike e politike edhe pse ata kanë ndihmuar forcat progresive në Mal të Zi duke votuar partitë politike të cilat kanë synim radhitjen e vendit në BE dhe në NATO, veprime këto që po kundërshtohen nga Beogradi e Moska dhe nga forcat çetnike pro-serbe të këtij shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …