Pas ndërprerjeve të shiut, me gjithë nivelin e lartë të ujit dhe vërshimet, situata duket të jetë nën kontroll dhe në menaxhim të ekipeve të Shtabit Emergjent të komunës së Skenderajt. Falë angazhimit dhe reagimit të shpejtë, është arritur të evakuohen të gjitha familjet që kanë qenë të rrezikuara nga përmbytjet.
Megjithëkëtë, pas kësaj fatkeqësie, falë Zotit, asnjë jetë e humbur.