RUS

Perëndimi ka frikë se Rusia po përgatitet për një pushtim të Ukrainës, por Moska zyrtare hedh poshtë këto pretendime

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin më 6 janar zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Shoigu dhe diskutoi për “uljen e rrezikut pranë kufijve të Ukrainës”, tha Petagoni në një deklaratë të shkurtër. “Është e qartë se ne ende jemi shumë të shqetësuar nga ajo që po shohim”, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes për agjencinë Reuters, pa komentuar për këtë bisedë mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë. Biseda mes Ostin dhe Shoigo vjen në kohën e shqetësimeve në Perëndim, pas grumbullimit të pothuajse 100,000 trupave ruse në afërsi të kufijve të Ukrainës. Perëndimi ka frikë se Rusia po përgatitet për një pushtim të Ukrainës, por Moska hedh poshtë këto pretendime. Rusia ka kërkuar garanci se Ukraina dhe shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik nuk do t’i bashkohen NATO-s dhe po ashtu kërkon që Aleanca Veri-Atlantike të tërheqë dislokimet ushtarake në Evropën Lindore dhe Qendrore.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …