Ishin tri ditë të vështira negociatash të pandërprera në selinë e Këshillit Evropian në Bruksel, që më në fund rezultuan me një kompromis jo të lehtë. Pasi liderët e shteteve të vendeve të Evropës Lindore dhe asaj Qendrore fuqishëm kundërshtuan zgjedhjen e holandezit Frans Timmermanns për kryetar të Komisionit Evropian, ditën e tretë të Samitit doli propozimi i ri, për të cilin më në fund të gjithë ranë dakord, Përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri do të jetë Josep Borrell nga Spanja. Duke pasur parasysh se në dy mandatet e deritashme, pikërisht personi që ka qenë në krye të diplomacisë së BE-së ka ndërmjetësuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nominimi i tij në këtë post do të mundë të jetë problematik, pasi ai, si ministër i Jashtëm i Spanjës, publikisht ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …