Përfaqësues nga Federata Për Paqe Universale, mbajtën konferencë njëditore, në Prishtinë

Përfaqësues nga Federata Për Paqe Universale, mbajtën konferencë njëditore, në Prishtinë

Paqja e drejtë, Paqe e qëndrueshme’ është tema që sot mblodhi Prishtinë mysafirë dhe përfaqësues nga Federata Për Paqe Universale, në një konferencë njëditore. Me këtë rast, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e paqes nga Prishtina e Tirana, ndër të cilët ishin edhe Alfred Mojsiu, ish president i Republikës së Shqipërisë, Fatmir Sejdiu, ish president i Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ish kryetar i Parlamentit të Kosovës, Hydajet Hyseni, i cili është anëtarë i Këshillit Global të Federatës së Paqes Universale, Haxhi Resul Rexhepi, përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe Dr. No Hi Pak, emisar special i Federatës së Paqes për Evropë.Në një fjalë rasti Hydajet Hyseni foli për lirinë, duke thënë se ëndrra për lirinë shihet më së miri aty ku mungon liria, në burg. Mirëpo paqja arrihet me vështirësi aty ku ka lënë plagë lufta, andaj edhe mesazhi i Hysenit ishte se ‘luftën e kemi fituar, ta fitojmë së bashku edhe paqen’.

“Paqja e vërtetë është vetëm atëherë kur sjell zgjidhje të drejta e të qëndrueshme, jo vetëm globale por edhe konkrete. Kuvendimin tonë për paqen sot ta personifikojmë edhe me personalitete tona të shquara që na nderojnë posaçërisht e që e përfaqësojnë shpirtin tonë të paqes, në këtë rast të fokusuar në dy emra veçanërisht të respektuar, Nënë Terezën dhe Adem Demaçin. Nënë Tereza është laureate e çmimit Nobel për Paqe, Adem Demaçi ishte kandidat për çmimin Nobel për Paqe”, tha Hyseni. Ndërsa ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu, tha se popujt duan paqe të vërtetë dhe jo luftë. Ai tha se krenari e jona është emri dhe puna e Nënës Terezë për shkak të kontributit të saj botëror, njëkohësisht edhe kontributi i vazhdueshëm i Adem Demaçit, dhe populli shqiptarë njihet për jetesën në mënyrë harmonike mes të gjitha feve dhe e tërë kjo bëhet në mënyrë që të ndihmojmë të ardhmen e popullit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …