leoni

Përfaqësues nga komuna e Rahovecit pritën në takim përfaqësues nga USAID-i

Përfaqësuesit e komunës së Rahovecit si, shefi i Kabinetit, z. Ali Morina, bashkë me Drejtorin e Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës, z.Afrim Oruqi, Drejtorin e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z.Albnor Mullabazi, Drejtoreshën për Punë Inspektuese, znj. Nora Boshnjaku, dhe zyrtarë nga zyra ligjore, zyra për barazi gjinore, pritën në takim përfaqësues nga USAID-i, si bashkënënshkrues të memorandumit të bashkëpunimit për Qeverisje të Pronës. U diskutua mundësia e krijimit të hartës digjitale për menaxhimin e pronës komunale. Po ashtu u diskutua edhe infrastruktura ligjore e cila jo rrallëherë po shkakton probleme dhe vështirësi në dhënien e pronave në shfrytëzim. Bashkëpunimi me USAID-in, në këtë fushë, do të vazhdojë edhe më tej.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …