Atashehu për ekonomi ne Ambasadën hungareze në Kosove Áron Kerékgyáto, ka vizituar Komunën e Ferizajt, ku është pritur nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti. Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësi të shumta bashkëpunimi, ku njëra ndër to ishte edhe krijimi i mundësive te organizimit te vizitave te bizneseve të Ferizajt ne Hungari dhe anasjelltas, me qellim të gjetjes se formave të ndryshme te bashkëpunimit. Po ashtu në këtë takim Atashehu Áron, u njoftua për mundësitë që ofron Komuna e Ferizajt për investitorët e jashtëm, me theks te veçantë ata hungarez, si dhe u dhanë informacione për bizneset e Ferizajt qe operojnë në komunën e Ferizajt dhe mundësitë qe ofrojnë ata.