Përfaqësues të CDI-së dhe Komunës së Vitisë diskutojnë mbi mbrojtjen e ujërave nëntokësore

Përfaqësues të Komunës së Vitisë, në krye me Majlinda Ostrogllava, Drejtoresh për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë  dhe njëherit Koordinatore për bashkëpunim me CDI-në kanë pritur sot në takim Hyrie Morina, Projekt Menaxhere e CDI-së. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kemur Mustafa, Përgjegjës i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”-Dega në Viti,  pasi që në veçanti është biseduar për mbrojtjen e ujërave nëntokësore, kryesisht ujit të pijshëm në këtë komunë. Në takim kanë marrë pjesë edhe  Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit, Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë si dhe Granti Abdyli, Zyrtar Komunal në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …