Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti në takim përfaqësuesin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen dhe përfaqësuesin aktual, Frank Lajkwik. Ministri, Avdullah Hoti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe për përkushtimin e Qeverisë për ndryshimin e një sërë ligjesh të cilat ndikojnë në krijimin e kushteve të të bërit biznes, masat e marra fiskale në përgjithësi si dhe rreth stabilitetit makro fiskal. Përfaqësuesi i ri i FMN-së Ruud Vermeulen duke falënderuar ministrin, Avdullah Hoti për pritjen dhe theksoi se ai do të jetë i interesuar për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, dhe theksoi se Fondi Monetar Ndërkombëtar është i përkushtuar që Kosova të ketë zhvillim ekonomik, stabilitet financiar dhe në këtë drejtim do ta ketë edhe ndihmën e këtij institucioni.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …