Përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë shënuan Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë shënuan Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Resurset pyjore të Kosovës në politikat institucionale janë vendosur si një prioritet kombëtar, të cilat janë edhe një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes avancimit të politikave të duhura pyjore dhe realizmit të një sërë projektesh, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku edhe më partnerë vendor e ndërkombëtarë synon mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në gjithë territorin e Kosovës. Kështu janë shprehur udhëheqësit më të lartë të institucioneve vendore me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve në Parkun Nacional “Blinaja”, në Komunën e  Lipjanit. Me këtë rast, kryetarja Vjosa Osmani, ka theksuar se duhet mobilizim institucional, por edhe shoqëror për ruajtjen e pyjeve në vendin tonë. “Sot shënojmë këtë ditë me suksese të shumta sepse deri më tani kemi krijuar politika të duhura në të mirë të ruajtjes së pyjeve si pasuri kombëtare e Kosovës. Kemi hartuar dhe miratuar Strategjinë për Pylltari 2022 – 2030, e cila adreson politikat kryesore të sektorit dhe zbatimin e tyre për 10 vitet e ardhshme, si dhe kemi avancuar agjendën legjislative duke përpiluar dhe miratuar në Qeveri – Ligjin për Pyje. Po ashtu, kemi themeluar Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve”, ka thënë Ministri Peci.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …