Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës po mbajnë një takim urgjent në Zveçan për të kundërshtuar vendimet e Kuvendit të Kosovës. Takimi po mbahet pa praninë e medieve dhe përfaqësuesit e shqiptarëve. Njoftohet se pikë e vetme e rendit të ditës është: Situata e përgjithshme politike dhe e sigurisë në veri. Depuetetët shqiptarë të Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës kanë thënë se një takim i tillë është joligjor i panevojshëm, dhe një provokim ndaj shtetit të Kosovës dhe vetë përfaqësuesve shqiptarë të veriut. Ne nuk marrim pjesë në një takim ku pritet të kundërshtohen vendimet e Kuvendit dhe të Qeverise së Kosovës. Ne konsiderojmë këtë takim si jo ligjor, i panevojshem dhe si një provokim politik dhe juridik ndaj Republikës dhe neve si përfaqësues të shqiptarëve të veriut, ka deklaruar deputeti i Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës nga PDK-ja, Florent Azemi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …