Përfaqësuesi i Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Robert Wud, reagoi ndaj akuzave të diplomatit rusi, Vitali Nebenzia, i cili u shpreh kundër NATO-s për operacionin “Allied Forces” të vitit 1999, në Kosovë. Robert Vud, operacionin e arsyetoi të domosdoshëm dhe legjitim për tërheqjen e forcave serbe të Millosheviqit nga Kosova dhe për të parandaluar spastrimin etnik. Në këtë kontekst, z. Wud i kërkoi kolegut rus që të mos përpiqet ta ndryshojë historinë. Federata Ruse është thjeshtë e hidhëruar meqë Këshilli e pa se po mundoheni ta kidnaponi këtë organ, të propagandoni një version të ndryshuar të historisë. E këshilloj kolegun tim rus se duhet t’ i tejkalojë këto gjëra, deklaroi zëvendës-përfaqësuesi i Përhershëm i Amerikës në OKB Robert Wood. Ky reagim vjen pas kërkesës së Rusisë për një seancë lidhur me sulmet e NATO-s ndaj Serbisë, kërkesë që ishte refuzuar dy herë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …