Flora Brovina: Inati dhe hakmarrja në politikë janë primitivizëm ose egoizëm i sëmurë

Përfaqësuesi i BE-së, Josef Borrell kërkon nga kryeministri, Albin Kurti vazhdimin sa më të shpejt të dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi I lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti vazhdimin sa më të shpejt të dialogut Kosovë-Serbi. Në letrën e urimit për psotin e kryeministrit, ai ka shkruar se pret të takohet me të sa më shpejt në mënyrë që të vazhdojë dialogu për t’u arritur një marrëveshje me Beogradin dhe iu ka përkujtuar se Bashkimi Evropian ka qëndruar pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër koronavirusit. “Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën teksa përparon në rrugën e saj evropiane. Do të nevojiten përpjekje të vendosura për reforma, për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështes në këtë drejtim. Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar në mes tjerash përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell në letrën uruese dërguar kryeministrit, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …