Përfaqësuesi i Institucionit të Avokatit të Popullit të enjten viziton Rahovecin

Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit se më 30 Janar 2020, ditë (e Enjte), mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Takimi me qytetarët do të mbahet në katin e parë të objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 10:00. Avokati i Popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Çdo qytetar mund t’i parashtrojë ankesë Avokatit të Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …