Përfaqësuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, Frymëzim Isufaj, është shkarkuar nga pozita

Përfaqësuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, Frymëzim Isufaj, ka bërë të ditur se  është shkarkuar nga kjo pozitë javën e kaluar dhe se i është kërkuar që brenda 10 ditësh të largohet nga misioni. Vendimin për shkarkimin  arbitrar, ai e ka kualifikuar si jo ligjor dhe tërësisht politik.  “Dëshiroj t’ju njoftoj se rrugëtimi im në krye të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës ne Nju Jork u ndërpre javën e kaluar nga një vendim arbitrar, jo ligjor dhe tërësisht politik, ku në kundërshtim me çdo praktikë të deritashme më është kërkuar që brenda 10 ditësh të largohem nga misioni. Përveç ndërprerjes së parakohshme dhe të pa arsyetuar të mandatit tim të rregullt, përmes vendimeve të paligjshme, dëshirojnë që të pamundësojnë edhe vazhdimin e marrëdhënies së punës si diplomat karriere në institucionin në të cilin kam shërbyer afërsisht në 10 vitet e fundit”, ka shkruar Isufaj. Ministresha, Donika Shvarc deri tani ka larguar po thuajse të gjithë zyrtarët e lartë nëpër ambasada e konsullata të Kosovës, shumica e të cilave nuk funksionojnë, meqë ende nuk janë zgjedhur përfaqësuesit e rinj sipas tekeve e dëshirave të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …