leoni

Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borell, nuk e kundërshton korrigjimit të kufijve, as shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë

Ashtu sikur Federika Mogherini edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, si ndërmjetësues në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk e kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve. Ai thotë se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çështje e Bashkimit Evropian. Josep Borell, të cilit i është besuar politika e jashtme e Bashkimit Evropian, në një intervistë për disa media të Ballkanit, nuk ka kundërshtuar mundësinë e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, u takon palëve që të merren vesh dhe se nuk i takon Brukselit t’iu tregojë palëve së për çfarë duhet të merren vesh dhe për çfarë jo. “Siç thashë kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolikë se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata, apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thashë nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon”, ka thënë Borell i pyetur nëse është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …