Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, thotë se çdo thirrje për luftë bërthamore është e papërgjegjshme

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka dënuar çdo thirrje për përdorimin e armëve bërthamore, duke e cilësuar këtë si të papërgjegjshme. Komentet e Borrell erdhën pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, Borrell ka theksuar se kërcënimet për një përshkallëzim bërthamor janë të papranueshme dhe ka ripërsëritur parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …