Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dalë në konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ka thënë se shtetet anëtare janë duke e humbur durimin me situatën në Kosovë. Ai tha se kërkohen veprimet të shpejta për të ulur tensionet. Ai po ashtu e e falënderoi Ramën për “përpjekjet dhe mbështetjen për të gjetur një zgjidhje” për situatën në Kosovë. “E bëra të qartë dhe ky është edhe pozicionimi i shteteve anëtarë – që palët duhet të deeskalojnë situatën dhe të gjejnë një zgjidhje përpara në bazë të një udhërrëfyesi europian që i është propozuar atyre në tavolinë javën e kaluar”, tha Borrell në konferencën e përbashkët për media me Ramën. “Shtetet anëtarë kanë pajtim për këtë urgjencë dhe janë duke e humbur durimin ndaj kësaj situate që po vazhdon dhe kërkohen veprime të menjëhershme”, theksoi ai.
