Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar për Bosnjë-Hercegovinën, Kristian Shmidt, paralajmëron se presidenti rus, Vladimir Putin, mund ta destabilizojë Ballkanin: Ai po e ndez rajonin, pasi ka interes ta trazojë politikisht rajonin. Ai po përpiqet të përfitojë nga fakti se NATO nuk ka një reputacion të mirë, veçanërisht në Serbi. Sulmet ajrore të synuara e të kufizuara nga aleanca gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, veçanërisht në kryeqytetin Beograd, nuk janë harruar, tha Schmidt. Përveç kësaj, ai thekson se ekzistojnë marrëdhënie tradicionale mes serbëve dhe rusëve. Javën e kaluar Vuçiq zhvilloi bisedime me kancelarin, Olaf Sholz dhe ministren e Jashtme gjermane Annalena Barbok në Berlin, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Kristina Lambreht në Beograd. Fokusi i vizitës në Berlin ishte pyetja nëse vendi ballkanik do të hiqte dorë nga qëndrimi i tij prorus. Rreth dy të tretat e serbëve e shohin Rusinë si aleatin e tyre më të rëndësishëm.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …