Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dyshon në sigurinë e zyrave të organizatës, për prani të pajisjeve përgjuese dhe kamerave të fshehta, madje brenda zyrave të OVL-UÇK. Kam gjetur pllaka të hequra në zyrë dhe jam i bindur që ka përgjues. Nuk i kam prekur ato, le të përgjojnë, sa të duan. Madje, dyshoj se aty janë vendosur edhe kamera, tha Klinaku. Duke komentuar kontekstin e zhvillimeve të fundit, përfshirë disa arrestime të kryera nga Gjykata Speciale, ai akuzoi institucionet e drejtësisë për shantazhim dhe kërcënim të dëshmitarëve me qëllim stër-zgjatjen e mandatit të tyre. Këta janë duke e penguar drejtësinë. Shantazhi dhe kërcënimet ndaj dëshmitarëve janë bërë metodë, sepse synimi i tyre është që të zgjasin mandatin për shkak të përfitimeve financiare nga pagat e majme, nënvizoi Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja, publikoi listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025
PDK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …