Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përveç me Gjykatën Speciale, është i zemëruar edhe me Ligjin për Pagën Minimale të veteranëve. Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se Gjykata Speciale nuk është dashur të formohet kështu sikur është tani, por është dashur të formohet një gjykatë që do t’i dënonte të gjitha krimet në Kosovë, sepse Serbia është ajo që ka bërë krim dhe nuk po gjykohet nga kjo gjykatë. Po ashtu, Klinaku ka folur edhe për Ligjin për Pagën Minimale, ku ai ka thënë se ne vazhdimisht e kemi thënë se ne momentin kur ligji del në lexim të dytë, ne do të protestojmë para Kuvendit dhe do të kërkojmë që të mbetet në fuqi ligji që ka qenë, që i lidh veteranët me pagën minimale.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …