Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar kundër deklaratave të zyrtarëve të lartë të Kosovës lidhur me mundësinë e një sulmi të mundshëm nga Serbia. Ai saktëson se të thuhet se duhet të jemi gati për luftë, ndërsa nuk ndërmerren hapa për mobilizimin e popullit të Kosovës për luftë, është një formë e hipokrizisë. Klinaku saktëson kjo qasje duhet të shoqërohet me veprime konkrete për të përgatitur popullin për çdo eventualitet të mundshëm.