Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka deklaruar se situata në veri të Kosovës përbën shqetësim të madh për Rusinë. Sipas tij ajo është përkeqësuar për shkak të veprimeve të Prishtinës. “Autoritetet e Kosovës kanë provokuar tensione. Policët janë vendosur të armatosur. Forcat speciale kanë shënjestrurar civilët me gaz lotsjellës”, tha ai. Rusia, sipas tij, i sheh këto akte me qëllim të intimidimit dhe presion naj serbëve për t’i përzënë ata nga Kosova. “Ne besojmë se zhvillimet e fundit dhe politikat e Prishtinës për të mos vënë dialogun në priroritet janë shumë të rrezikshme”, tha përfaqësuesi i Rusisë. Këto, taktika të Prishtinës, sipas tij, çojnë drejt minimit të procesit të dialogut, për të cilin Rusia mendon se është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. “Rusia mbështet zgjidhjen mes Prishtinës se Beogradit në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …