Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, vizituan Sami Lushtakun në Burgun e Gërdovcit

Përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, bazuar në kërkesën publike për të hetuar  pretendimet për trajtim jo adekuat mjekësor, e kanë vizituar sot z. Sami Lushtaku, në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, ku ndodhet në vuajtje të dënimit. Po ashtu ,gjatë vizitës janë pranuar dosja mjekësore dhe vendimet gjyqësore lidhur me rastin, të cilat janë kontestuar në pretendimet ankimore. Mbi bazën e kompetencës ligjore të Avokatit të Popullit, pretendimet e lartë përmendura do të hetohen në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …