Duke komentuar vizitën në vendin tonë të kryetares së Dhomave Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe mos takimin e saj me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kryetari, Hashim Thaçi e ka pranuar më në fund se përfaqësuesit e Gjykatës Speciale injorojnë institucionet e Kosovës dhe bashkëpunojnë me ato të Serbisë. Kryetari, Hashim Thaçi ka shtuar më tutje se pyetja duhet parashtruar atyre se përse nuk u takuan me bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, kur Tribunali është i Kosovës, ndërsa mohohet dhe injorohet në mënyrë ekstreme bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, ndërsa është një bashkëpunim mbi 100 për qind me Beogradin. Është shumë keq për vendin që tani rolin e zëvendësit dhe agjendës së Tribunalit e prezanton Ministria e Drejtësisë së Serbisë, ka deklaruar kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …