Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykatë Supreme e në Gjykatë Kushtetuese do të ankohen përfaqësuesit e komuniteteve jo serbe për votat që dyshohet se Lista Serbe ka deleguar për Iniciativën Rome dhe Iniciativën e Adrijana Hoxhiqit. Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha, thotë se do të ankohen në të gjitha instancat e drejtësisë për të provuar të drejtën e tyre. Për një veprim të tillë ai thotë se po koordinohen edhe me përfaqësuesit e partive të komunitetit boshnjak, ashkali, rom, goran dhe me Institucionin e Avokatit të Popullit. Ai thotë se kanë argumente të mjaftueshme për të kontestuar votat që dy partitë kanë marrë në vendet e banuara 100 përqind me serbë. Një kontestim të tillë, Berisha beson se do ta arrijnë qysh në ankesën e parë që do ta bëjnë në PZAP, pasi sipas tij shihet qartë se janë vota përmes të cilave tentohet të manipulohet vullneti i lirë i qytetarëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …