Përfaqësuesit e komuniteteve në vendin tonë, kanë shfaqur gatishmëri për bashkëpunim me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti. Ata kanë përkujtuar se Kushtetuta e Kosovës ju garanton atyre përfaqësim në qeveri dhe se janë të gatshëm të jenë pjesë e saj. Gatishmëri për të qenë pjesë e Qeverisë Kurti ka shfaqur kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, i cili kundërshton Listën Serbe e cila dirigjohet nga Beogradi zyrtar. “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Kurtin. “Koalicioni Liria” , kishte program të ngjashëm me Lëvizjen Vetëvendosje, në fushatën zgjedhore. E çmoj angazhimin e Kurtit për përfshirjen e serbëve të Kosovës në dialog, në mënyrë që të mbrojë interesin e komunitetit serb në Kosovë, ka theksuar drejtuesi i Koalicion Liria, kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq. Gatishmëri për të qenë pjesë e Qeverisë së drejtuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kanë shfaqur edhe përfaqësues të komunitetit boshnjak, Rasim Demiri dhe atij turk, Mahir Jakgjillar.