Përfaqësues të Kosovës Lindore vazhdojnë të insistojnë në përfshirjen e çështjes së tyre në dialogun Kosovë – Serbi. Për këtë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputeti në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i kanë dërguar letër Përfaqësuese së lartë të BE-së, delegacionit të Kosovës dhe kryetarit Thaçi. “Duke qenë pjesë përbërëse e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë, çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë edhe pjesë e zgjidhjes së saj. Prandaj, ne kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në fazën finale të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme”, thuhet në letrën e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …