Sot në Kosovën Lindore mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare

Përfaqësuesit e Kosovës Lindore kërkuan nxjerrjen e një rezolute për bashkim me Shtetin e Kosovës

Kryetari Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e tri komunave shqiptare  të  mbetura nën Serbi, me ç’rast pas takimit është bërë e ditur se përfaqësuesit e Kosovës Lindore kanë kërkuar nxjerrjen e një rezolute ku përfshihet edhe kërkesa për bashkim me Kosovën. Pas takimit Thaçi vlerësoi se  është zhvilluar një takim i dobishëm dhe me rëndësi të veçantë. “Mund te them lirisht se sot zhvilluam edhe një takim tepër të mirë, produktive dhe jashtëzakonisht domethënës, me substancë për priortitetet për të ardhmen mes Kosovës dhe përfaqësuesve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc”, ka deklaruar Thaçi. Tashmë sipas tij, është e qartë që vullneti i deklaruar i shqiptarëve të  kësaj treve është institucionalizuar përmes përfaqësuesve, kryetarëve të komunave, tek institucionet e Kosovës për bashkim  me Kosovën.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi tha se “dihet botërisht që këtë të drejtë presidenti e ka mbështetur plotësisht dhe botërisht. Nëse dje e ka mbështetur fuqishëm, sot do ta mbështesë edhe më fuqishëm, që kjo e drejtë të realizohet. Do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo çështje të përmbylllet njëherë e përgjithmonë dhe kjo padrejtësi historike të korrigjohet”, ka shtuar ai. Ndërkohë, edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar nga kuvendi i Kosovës që sa më parë ta nxjerrë një rezolutë për mbështetjen e Luginës që te jetë pjesë e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …