Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes në takim me drejtorët e politikave të mbrojtjes së Evropës Juglindore, në Kroaci

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes në takim me drejtorët e politikave të mbrojtjes së Evropës Juglindore, në Kroaci

Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci mori pjesë në takimi e nivelit të lartë me drejtorët e politikave të mbrojtjes së Evropës Juglindore në kuadër të Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Evropën Qendrore Central (CEDC). Në këtë takim vjetor, i cili po mbahet  nën kryesimin e Kroacisë, kanë qenë të ftuar edhe drejtorët e politikave të  mbrojtës së Ballkanit Perëndimor. Temë kryesore e takimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve te Evropës Qendrore dhe Juglindore si dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Me këtë rast, drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, theksoi vizionin e qartë të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ai shprehu gatishmërinë e pjesëmarrjes së FSK-së në projekte rajonale, të cilat shërbejnë në ngritjen  e kapaciteteve rajonale në fushën e mbrojtjes. Në këtë takim, Faruk Geci qartësoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim jo vetëm në nismën rajonale A5 por edhe në çdo nismë tjetër rajonale që i shërben rritjes së bashkëpunimit rajonal për kontributin në paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …