Përfaqësuesit e Opozitës: Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami, nga Nisma për Kosovën, i kanë dorëzuar kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga, peticionin me të cilin kundërshtohen marrëveshjet në dialogun me Serbinë dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin. Sipas përfaqësuesve të opozitës, janë mbledhur mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin. Pas dorëzimit të peticionit, opozitarët thanë se presin nga kryetarja që ta respektojë këtë peticion dhe të reflektojë kundër kërkesave të tyre për anulimin e marrëveshjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …