Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, të cilët dje nuk morën pjesë në 24-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, sot herët kanë mbajtur një takim në kryeministrin, Albin Kurti, ku temë kryesore ishin zhvillimet në veri të Kosovës. Në takim u kërkua mundësia për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Ky është ndër takimet e rralla kur përfaqësuesit e pesë shteteve më të fuqishme në botë, të akredituar në Prishtinë shkojnë kaq herët në takim te ndonjë lider të vendit. Mbrëmë në pritjen shtetërore e cila u organizua nga: Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti, ambasadorët e vendeve të QUINT-it nuk ishin të pranishëm, por ata kishin vendosur që të dërgonin përfaqësues të tyre në këtë mbrëmje e cila u organizua në nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës. Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, pas bisedimeve me Albin Kurtin janë larguar nga ambientet e Qeverisë, por nuk kanë dhënë deklarata për media.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Shala Bajgora; Idioti, Hekuran Murati, është ministër i Financave, në qeverinë kleptokratike e hajdute të Albin Kurtit
Krijesa pa histori dhe biografi, Hekuran Murati është mendër me thënë ministër i Financave në …