Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimn Johanes Hahn, do të vizitojnë sot Kosovën. Juncker dhe Delegacioni i BE-së do të takohen me kryetarin Hashim Thaçi, kryekuvendarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Juncker, Mogherini dhe Hahn po ashtu do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e Misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …