Përfaqësuesit e shoqërisë civile egjiptiane, te përberë nga OJQ: Instituti për Hulumtime Socio-Juridike të Komunitetit Egjiptian, Nilasit e Ballkanit, Vision 02, Piramida 2011, Unioni Egjiptianët e Shqipërisë, Shoqata Egjiptiane Tivat, Shoqata për Mbrojtjen e Identitetit Kulturor Egjiptian “IZIDA”, Shoqatës Egjiptiane “Kleopatra” dhe Kosovo Ägypter Ramses II Saar e.V., me shqetësim të thellë kemi përcjellë rastin e fundit të artikullit përçarës, ofendues me titull “Rom+Ashkali+Egjiptian=ROM” të z. Denis Galushi në rrjetin social Facebook dhe në portalin gazetainfokus.
Prandaj, ne përfaqësuesit e shoqërisë civile egjiptiane, e kundërshtojmë ashpër përmbajtjen e artikullit të publikuar nga z. Galushi dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që të marrin masa të menjëhershme kundër tij, me qellim qe veprimi i tij te merr dënimin e merituar. Ne jemi ne dijeni qe Liria e Shprehjes është e garantuar megjithatë sipas Kushtetutës se Kosovës, ajo si e drejte nuk është e karakterit absolut. Liria e Shprehjes është e garantuar, por gjithnjë nëse gazetari ruan dhe mban ne vije të drejte etiken dhe moralin e saj, pa cenuar të drejtën dhe lirinë e komunitetit egjiptian, sepse aty ku mbaron liria e shprehjes dhe mendimit të tij, fillojnë të drejta e komunitetit egjiptian të cilën duhet të mbrohen me ligj pa lejuar askënd ti cenoje ato.
Ne si përfaqësues te shoqërisë civile egjiptiane, u bëjmë thirrje komunitetit egjiptian që të jenë të qetë, të besojnë ne punën e organeve të drejtësisë dhe te mos bien pre e komenteve te tilla ofenduese dhe përçmuese. Ne ua bëjmë te ditur z. Galushi qe egjiptianet njihen si komunitet i veçantë sikurse komunitetet e tjera kombëtare në Kosovë, ne baze te Kushtetutës se Republikës së Kosovës dhe çfarëdo kundërshtimi te tille te këtij fakti, përbën diskriminim, fyerje dhe mohim te identitetit kombëtar.
Me nderime dhe respekt,
Instituti për Hulumtime Socio-Juridike të Komunitetit Egjiptian (Kosovë)
Nilasit e Ballkanit (Kosovë)
Vision 02 (Kosovë)
Piramida 2011 (Kosovë)
Unioni Egjiptianët e Shqipërisë (Shqipëri)
Shoqata Egjiptiane Tivat (Mal i Zi)
Shoqata për Mbrojtjen e Identitetit Kulturor Egjiptian “IZIDA” (Maqedonia e Veriut)
Shoqatës Egjiptiane “Kleopatra” (Gjermani)
Kosovo Ägypter Ramses II Saar e.V. (Gjermani)