leoni

Përfaqësuesit më të lartë të Federatave Sindikale, sot në Prishtinë kanë mbajtur protestën e paralajmëruar kohë më parë

Përfaqësuesit më të lartë të Federatave Sindikale, sot në Prishtinë kanë mbajtur protestën e paralajmëruar kohë më parë

Përfaqësuesit më të lartë të Federatave Sindikale, anëtare të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sot kanë mbajtur  protestën e paralajmëruar kohë më parë.  Sot procesi mësimor nuk u zhvillua pasi SBASHK-u organizoi një protestë, ku morën pjesë mësimdhënësit nga e gjithë Kosovës. Në fjalën e tij kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli, ka thënë se punëtorët arsimor janë shtylla e shtetit. Jemi mbledhur këtu për t’ia përkujtuar partnerit tonë social Qeverisë se ne të punësuarit presim vëmendjen e tyre, punë e veprime dhe përmbushjen e premtimeve për të cilat i kemi zgjedhur. Mos na shpërfillni dhe hapnani derën e dialogut social. Shqetësimet tona janë reale, janë të përbashkëta, janë shqetësime të cilat njihni edhe ju. Kërkojmë hartimin si duhet, por jo të ngadalësuar e të zvarritur të Projektligjit për paga që tashmë duhej të ishte miratuar dhe kësisoj do të rregullonte sistemin e pagave ashtu si duhet, por mospërfillja dhe shpërfillja nuk ju lënë., Jemi këtu që t’i themi se derisa kjo të ndodhë e duam dhe kërkojmë arsyeshëm rritjen e pagës prej 100 euro për të gjithë punësuarit e Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë është e arsyeshme dhe minimale për të punësuarit të cilëve u është vështirësuar jeta. Ju partneri ynë social, Qeveria e Kosovës e keni bazën e mëkimit dhe të kujdesit për punëtorin, sepse ju e dini, se ne jemi shtylla e këtij vendi dhe shtyllat e bëjnë kulmin. Kur shtyllat shemben, edhe kulmi do të bjerë”, ka thënë Atdhe Hykolli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …