Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetarin e ri të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqipërim Musliun. Siç thuhet në komunkiatën nga ky takim, Haziri e ka uruar Musliun për zgjedhjen në krye të LPD, sikurse që ka shfaqur zotimin e vazhdimit të bashkëpunimit të Komunës së Gjilanit me atë të Bujanocit. Në takim, kreu i Gjilanit ka konfirmuar se në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, do të organizohet akademi përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu. Kryetari i Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik , Shqipërim Musliun, e kanë falënderuar kreun e Gjilanit për pritjen dhe zotimin për bashkëpunim mes dy institucioneve. Në fund, përfaqësuesit politikë të Bujanocit kanë ftuar kryetarin Haziri për vizitë në Bujanoc në ceremoninë e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …