Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Përfaqësuesit politikë të Kosovës Lindore thonë se e vetmja alternativë për ta mbetet bashkimi me Kosovën

Përfaqësuesit politikë të Kosovës Lindore thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e kësaj treve, mbetet bashkimi me Kosovën. Kryetari i Bujanocit dhe Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi dhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish-kryetar i Preshevës Ragmi Mustafa ishin këtë javë për vizitë në Uashington ku dhe kanë folur për sfidat politike dhe praktike me të cilat përballet Lugina. “Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit padyshim se me një përkushtim të jashtëzakonshëm pranojnë integrimin brenda territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa. “Sigurisht se do të ishte varianti më i mirë që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës, por megjithatë ne jemi lojtarë nga jashtë të cilët nuk mund të interferojmë në qëndrimin e kosovarëve sepse nuk mund t’i imponohemi Kosovës”, është shprehur Kamberi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …