Përfaqësuesit shqiptar të Kosovës Lindore takojnë Vuçiqin, kërkojnë të përfshihen në Qeverinë e re të Serbisë

Përfaqësuesit shqiptar të Kosovës Lindore takojnë Vuçiqin, kërkojnë të përfshihen në Qeverinë e re të Serbisë

Përfaqësuesit shqiptar të listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, janë takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të martën për t’u konsultuar për përfshirjen në Qeverinë e re të Serbisë. Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Argjend Bajrami, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social ka treguar edhe kërkesat që kanë pasur ndaj presidentit Vuçiq për të qenë pjesë e Qeverisë së Serbisë. Për shkak të diskriminimit prej dy dekadash që politika serbe ka bërë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bajrami ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Vuçiq, që Ministria e Pushtetit Lokal t’iu takojë shqiptarëve, po ashtu kanë kërkuar që të kenë edhe zëvendësministër të ekonomisë, sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit si dhe Kryetarin e Trupit Koordinues,

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …