Sot në Bruksel do të mbahet takimi i ftuar nga Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme. Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga Kosova, Mogherini ka ftuar presidentin Hashim Thaçi, nga Serbia Aleksandër Vuçiq, nga Mali i Zi Milo Gjukanoviq, kurse nga Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, kryeministrat e tri vendeve. Deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të protestave të studentëve në Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …