Përfaqsuesit komunitetit ashkalinjë takuan kryetarin Asllanaj

Deputeti i Parlamentit të Kosovës dhe kryetari i PDAK-së Danush Ademi dhe zv.ministri i MPMS-së  Qazim Rrahmani, sot kanë takuar kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj me qëllim të paraqitjes së disa kërkesave lidhur me komunitetin RAE  që jetojnë në këtë Komunë. Pas takimit  në një prononcim për media kryetari  Asllanaj tha se : shqetësimi i tyre ishte për pozitën e komunitetit  ashkalinjë në komunën e Suharekës dhe mundësitë që këtij komuniteti ti ofrojmë ndihmë në përballimin e shumë problemeve që ata i kanë. Në këtë aspekt unë mendojë që arritëm një marrëveshje që së bashku ti kordinojmë veprimet tona që të gjejmë mundësinë për strehimin  e një grup të komunitetit ashkalinjë. Unë mendojë që u pajtuam që së bashku të gjejmë zgjidhje dhe ne si komunë do të sigurojmë hapësirën për ndërtim, ndërsa zv. ministri Rrahmani dhe deputeti  Ademi do të sigurojnë  mjetet nga fondi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjës Sociale  për ndërtimin  e shtëpive të banimit. Deputeti i Parlamentit të Kosovës dhe kryetari i PDAK-së Danush Ademi dhe zv.ministri i MPMS-së  Qazim Rrahmani, u ndanë të kënaqur nga pritja dhe premtimi i kryetarit Asllanaj  lidhur me kërkesat që ata i parashtruan. Deputeti Ademi, ka thënë se përveç  strehimit të disa personave ashkalinjë nëpër shtëpi të tyre, shqetësim tjetër ishte edhe ndërtimi i një pjese të rrugës rreth 400 metra në fshatin Gelancë, lagja e Ashkalinjëve, trafos së kësaj lagje si dhe punësimin e komunitetit ashkalinjë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …