leoni

Albin Kurti

Përfitimi i Albin Kurtit nga Veton Surroi, trashja e miqësisë me sorosët

Aleks Soros, biri i miliarderit amerikan,  George Soros,  është takuar në Francë me kryeministrin e Kosovës,  Albin Kurti dhe bashkëshorten e tij, gjatë qëndrimit të tyre në Francë. Alex Soros ka publikuar një foto nga takimi ku ndodhen dhe dy miq të përbashkët. Ai ka shpreh kënaqësinë për këtë takim. “Jam i  lumtur të takoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  në Forumin e Paqes në Paris dhe të kemi një ribashkim të këndshëm me miqtë tanë të përbashkëta prej shumë kohësh Laura Silber dhe ekonomistin fitues të çmimit Nobel, Joseph Stiglitz!”, shkruan Alex Soros. Kurti mbante para vetes librin e Stiglitzit, “Great Divide”.  Dje prej Francës, edhe pse ditë e heshtjes zgjedhore, Albin Kurti ka arritur drejt e në Besianë të Llapit, ku është pritur nga shumë militantë të Vetëvendosjes.

Pjesëmarrja e Albin Kurtit në fushatën zgjedhore, edhe pse në postin e kryeministrit të vendit, ka qenë më e theksuara se të gjitha  fushatat e kryeministrave parapakë, , të cilët në kohën kur ishte në opozitë, në vazhdimësi i ka kritikuar, se ata me paratë e buxhetit të Kosovës por bënin fushatë partiake….

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …