Përformanca e komunës së Skenderajt gjatë vitit 2016 për tu admiruar

Kuvendi komunal i Skenderajt në seancën e rregullt të muajit mars ka miratuar Raportin financiar të realizimit të buxhetit janar-dhjetor 2016. Në prezantimin e këtij raporti Nënkryetari i Komunë së Skenderajt Fadil Nura është shprehur shumë i kënaqur me përformancën e ekzekutivit në realizimin e buxhetit për vitin 2016.

Ndër të tjera z. Nura ka theksuar se në bazë të objektivave politike të përcaktuar, Komuna e Skenderajt ka arritur që të rrisë nivelin e të hyrave dhe ka reduktuar shpenzimet në disa kategori. “Rritja e nivelit të të hyrave për 42.07 %,  dhe ulja e shpenzimeve për 18.66 %, krahasuar me vitin 2015, është sukses për tu admiruar”, ka theksuar z. Nura.

Drejtori për Financa në Komunën e Skenderajt Ismet Aliu ka sqaruar se rritja e të hyrave vetanake dhe ulja e shpenzimeve gjatë vitit 2016 në disa kategori është pasqyrë e menaxhimit të mirë financiar në komunë.

Këshilltarët komunalë në diskutimet e tyre në përgjithësi e kanë lavdëruar punën e qeverisë lokale në realizimin e objektivave programore dhe rrjedhimisht përmirësimin e jetës së qytetarëve të Skenderajt.

Kuvendi komunal i Skenderajt ka marrë edhe këto vendime: ka përkrahur Informatën e Zyrës së Informimit, ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e të hyrave vetanake ka përkrahur Informatën e Drejtorisë së Urbanizmit lidhur me lejet e ndërtimit dhe legalizimet, si dhe ka përkrahur rekomandimet e Komitetit për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut.

Kuvendi komunal në Skenderaj në këtë seancë ka hequr nga reni i ditës propozimin për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …